Ani kur thuhet “ATK i mblodhi gati 1 miliardë euro vitin 2024”.. ta merr mendja që i kanë fitu prej zeros.
Ato janë mjete të gatshme, bizneset i fitojnë. Me ligj janë të sigurta. Kurfar suksesi nuk është ky. E kanë kry një punë byrokratike.
E kur prej 500 milionë i bën dyfish ne punë, atëherë është sukses.
Pytini bizneset sa të sfiduara janë derisa i fitojnë ato resurse që i shkojnë ATK-së me automatizëm.
500 milion euro deficiti në muaj ka shku e 5.3 miliardë në vit. Kjo e tregon gjendjen e ekonomisë, presionin dhe gjunjëzimin e bizneseve vendore karshi konkurrencës.
Qeveria e institucionet publike duhet me i menaxhu e investu këto mjete që i marrin nga bizneset me sensitivitet dhe me ju shtu bereqetin bizneseve e ekonomisë, jo me jau rritë presionin nga jashtë.. E kështu merrju bizneseve e qitu paret jashtë vendit me ndihma e përmes importit e deficitit nuk është punë e mirë.
Në fakt më mirë kishte qenë ATK fare mos me i mbledh këto mjete e me ju lënë bizneseve me punu me to.
Ju siguroj që krahasuar me mënyrën si po përdoren, disa herë më shumë rritet ekonomia mos me mbledh taksa kaq shumë sesa me mbledh e me i qit paret jashtë ekononisë.
Deficiti në mallra 2021-2024 është rritë 90%.
Nga 2.8 miliardë sa ka qenë ketë vit rreth 5.3 miliardë. Dmth 2.5 miliardë më shumë i qesim jashtë. Mbledh sa duash kur anija po rrjedhë dramatikisht.