Lajme

Muharremi: Kosto e investimeve në bujqësi rritet rreth 60% nga 2021 në 2025

08/03/2025 16:43
nga:Genita C

Analisti Shenoll Muharremi ka theksuar se kostoja e investimeve në bujqësi është rritur për rreth 60% nga viti 2021 deri në vitin 2025, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga ASK, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, nëse në vitin 2021 një investim kërkonte 1 milion euro, sot nevojiten rreth 1.6 milionë euro për të njëjtën gjë.

Muharremi paralajmëron se kjo rritje e madhe e kostove është goditje për fermerët dhe agrobizneset, duke sjellë më pak investime, rritje të kredive, më pak modernizim dhe një barrë shtesë për konsumatorët.

Ai shton se fermerët e vegjël janë më të prekurit dhe se kjo situatë mund të çojë në rritje të importeve dhe çmimeve të ushqimit në treg.