Lajme

Muharremi: Kosova digjet, institucionet heshtin – papërgjegjësi e pafalshme ndaj qytetarëve

07/27/2025 10:51
nga:Genita C

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër pas ditës më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Kosovë, ku mbi 100 zjarre përfshinë vendin, raporton GazetaBlic.

Ai kritikoi ashpër institucionet dhe klasën politike për neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie, duke theksuar se ndërsa vendi digjej, Qeveria dhe Kuvendi qëndronin indiferentë.

Sipas tij, janë djegur jo vetëm fusha, por edhe vite të tëra investimesh të qytetarëve, dhe mungesa e strategjive për menaxhimin e rreziqeve ka çuar në dështime të thella institucionale.