Lajme

Muharremi: Komuna e Prishtinës po punon më shumë për interesin privat – LDK të reflektojë

02/07/2024 13:25
nga:G B

Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka thënë se Komuna e Prishtinës me çdo veprim që po bën po ia dëmton edhe më shumë reputacionin vetes, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po forcohet dyshimi që komuna po punon më shumë për interesin privat sesa qytetar, duke shtuar se kjo nuk duhet të ndodhë.

Analisti ka theksuar se LDK duhet të reflektojë dhe të mësojë mirë ligjin e konfliktit të interesit, e në të ardhmen zyrtarët e lartë të mos e shkelin atë.

Postimi i tij i plotë:

Duket që çdo veprim që po bëhet nga komuna e Prishtinës, reputacioni i tyre vetëm po bëhet më i keq. Dyshimi që komuna punon më shumë për interesin privat sesa për qytetarë po forcohet. Kjo nuk është diçka e re, kemi pasur edhe raste tjera më herët. Kjo sfidë do ta përcjellë LDK gjatë derisa ata demostrojnë me muaj e vite (track record) të kundërtën. Parti e djathtë nuk dmth me punu vetëm për interesin e privatit. Interesi dhe përkrahja bizneseve duhet të gjenerohet dhe ofrohet pa u dëmtuar interesi publik. Në fakt, interesi publik duhet të përfitoj nga përkrahja që qeveritë qëndrore dhe lokale bëjnë për sektorni privat. Modeli që LDK duhet të gjejë është modeli win-win ku edhe qytetarët e publiku edhe sektori privat fiton. Përfitimet private me abuzim të interesit publik janë keqkuptim i politilave publike dhe keqkuptim çfare është një parti e djathtë. E kemi parë edhe në rastet e mëparshme kur kemi ndonje mini krizë, menjëherë dalin renderat apo prezentimet e reja. Ky i fundit sot besoj edhe do të realizohet, se nuk është kompleks. Por ne duhet të kthehemi tek thelbi i problemit dhe krizës: Ku është interesi publik për shkëmbim të pronave publike me private? dhe Pse nuk kanë qenë të kujdesshëm me ju shmang konfliktit të interesit në rastin e tentim shkëmbimit të pronave? Ky është një rast i mirë që LDK të reflektoj dhe të mësoj në mënyrë që në të ardhmën të ketë kujdes me balancimit të interesit privat-publik dhe sidomos të mësoj mirë ligjin e konfliktit të interesit, që në të ardhmën të sigurohet që zyrtarët e lartë të mos e shkelin. Mënyra si kjo parti po provon të dal nga kjo situatë, duket që vetëm do e fut partinë në kriza të tjera dhe do e dëmtoj kredibilitetin e “Rrugës së Re”.