Shenoll Muharremi ka ngritur shqetësime për tre vdekjet e punëtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) brenda rreth 40 ditësh, raporton GazetaBlic.
Ai e ka cilësuar situatën si krejtësisht jo normale dhe ka kërkuar transparencë të plotë, hetime të pavarura dhe llogaridhënie.
Muharremi ka ngritur pyetje edhe për respektimin e rregullave të sigurisë në punë dhe nëse presioni për shkak të krizës energjetike mund të jetë duke rrezikuar punëtorët.


