Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar dështimin e partive politike për të përfshirë gra në lista zgjedhore në numër sipas propozimeve.
“Ka shumë mundësi që nga 10 kandidatët për deputetë që kemi të drejtë me i votu me 9 shkurt, kam me i votu gra të gjitha! Këto zgjedhje lehtësisht munden me qenë ‘zgjedhjet ku fuqizohen gratë’. Ato janë shkelur nga propozimet e listave zgjedhore (rreth 35% nga 100%).” – tha Muharremi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Muharremi bëri ftesë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të votohen gratë. Ai ka vlerësuar lartë punën e grave në politikë.
“Nëse don me mu bashku mua me votu për gra, ka mundësi që vazhdoj me postu më shumë rreth temës ditët dhe javët e ardhshme! Këtë nuk e bej me u duk ‘interesant’. Kam besim të thellë të bazuar në fakte dhe eksperiencë që gratë nuk janë të korruptuara. E shiqojnë interesin e fëmijëve dhe familjes. Janë të kujdesshme për ekonomi. Ekonomia pa gratë nuk do të bëhet asnjëherë në Kosovë se 450,000 gra i kemi në shtëpi pa punë. Kanë shkëlqy gratë vitet e fundit në politikë. E meritojnë. Lets do this!” – shtoi ai.