Sporti

Muharremaj takohet me kryetarin e Çairit, Visar Ganiun: Sonte dy ekipet shqiptare do të shkëlqejnë në Prishtinë

08/25/2022 15:56
nga:L J

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është takuar para pak çastesh me Visar Ganiun, kryetarin e Komunës së Çairit.

Ky takim mes kryetarësh ka ndodhur para ndeshjes së sotme Ballkani – Shkupi që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni postimin e Bali Muharremajt në Facebook:

“Jam shumë i nderuar nga vizita e z.Visar Ganiu Kryetar i Komunës së Çairit – Maqedonia e Veriut.
Sonte dy ekipe shqiptare do të shkëlqejnë në Prishtinë. I nderuar poashtu që mu dha edhe fanela zyrtare e Ekipit të Shkupit. Faleminderit”, shkruan Bali Muharremaj në Facebook.

/GazetaBlic Sport