Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka folur rreth gjendjes me pandeminë në komunën që ai udhëheq, shkruan GazetaBlic.
Muharremaj, ka theksuar se duhet të bëhet sa më parë vaksinimi i qytetarëve, në mënyrë që, sipas tij, qytetarët të vazhdojnë punën.
Ai shton, se janë pro hapjes së gastronomisë dhe dasmave.
“Në Suharekë numri i rasteve me Covid-19 është në rënje, në bazë të kërkesave të qytetarëve të gjithë kërkojnë me u hap me punu, normal duke respektuar masat. Duhet të bëhet sa më parë vaksinimi i qytetarëve, pra ne jemi për me u kanë të hapur edhe në gastronomi edhe në dasma”, ka thënë Muharremaj në Kanal 10.
Gjini: Këtë verë duhet të ketë hapje, pse jo edhe për dasmat !