Sporti

Muharrem Sahiti: Valon Berisha mund të përdoret më vonë në lojë

09/08/2021 20:28
nga:Lorik J

Sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022.

Valon Berisha ishte befasia e formacionit zyrtar, pasi mesfushori kosovar nuk luan nga minuta e parë, si pasojë e një dëmtimi që mori në ndeshjen ndaj Greqisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Drejtori i kombëtares, Muharrem Sahiti tha se Valon Berisha punoi për të qenë gati si startues, por nuk ia doli, megjithatë mund të përdoret më vonë.

“Valon Berisha është i lënduar, dhe nuk ishte i përgatitur fizikisht për të filluar sonte, megjithatë ai mund të përdoret më vonë në lojë”, tha Sahiti në emisionin ‘Dardanët’.