Sporti

Muharrem Jashari vazhdon me performanca të mira në Ukrainë

09/22/2024 22:06
nga:E K

Mesfushori Muharrem Jashari ka vazhduar me paraqitje të mira në elitën e futbollit të Ukrainës. Jashari asistoi në barazimin 1:1 të Cherkasyt ndaj Polissaya Zhytomyrit.

Cherkasy e shënoi golin në minutën e 34-t, nëpërmjet Dmytro Topalov.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së shtatë të Premier Leagues së Ukrainës. Për Jasharin është asistimi i tretë, ndërsa ka shënuar edhe dy gola me fanellën e skuadrës ukrainase. Jashari kompletoi takimin. Deri në fund të ndeshjes për Cherkasyn luajti edhe mbrojtësi Hajdin Salihu.

Cherkasy zë vendin e katërt me 11 pikë.