Sporti

Muharrem Jashari për ‘GazetaBlic Sport’: E merituam të kualifikohemi, por ky është futbolli

07/29/2021 23:18
nga:Lorik J

FC Drita u eliminua nga garat evropiane, por me kokën lartë, pas një super paraqitje në Holandë ndaj Feyenoordit.

Skuadra e Dritës është eliminuar nga kualifikimet e UEFA Conference League, pas humbjes 3:2 nga Feyenoordi në ballafaqimin e sotëm.Til shënoi pas 8 minutave lojë, por Simonovski dhe Fazliu shënuan pastaj për ta dërguar Dritën në epërsi. Në pjesën e dytë, Til shënoi edhe dy gola për ta eliminuar Dritën nga UEFA Conference League.

I transferuari në këtë merkato tek skuadra e Dritës, Muharremi Jashari ka folur pas ndeshjes, ku theksoi se është tejet krenar që është pjesë e “Intelektualëve”.

Jashari potencoi se Drita nuk kishte fat, pasi e meritoi kalimin tutje në UEFA Conference League.

“Jam krenar që jam pjesë e FC Dritës së pari, të gjithe e kemi ditë që na pret ndeshje shumë e vështirë, por kemi pas shumë më shumë raste se kundërshtari, po ky është futbolli i bukur, nuk patëm fat në këtë ndeshje, sepse e merituam të kualifikohemi, por ky është ligji i futbollit, kur nuk shënon – pëson. Të gjithe atyre që na përkrahin ju falenderojë në maksimum”, tha shkurtimisht Muharrem Jashari për ‘GazetaBlic Sport’.

Vlen të potencohet se Muharrem Jashari ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në duelin e sotëm.

/GazetaBlic Sport