Futbollisti kosovar, Muharrem Jashari debutoi me gol me ekipin e tij të ri nga Ukraina, LNZ Cherkasy.
Jashari shënoi gol në miqësoren ndaj skuadrës polake, Zaglebie.
Ish-mesfushori i Dritës shënoi golin e barazimit në minutën e 76’të.
Kujtojmë që përveç Jasharit te skuadra nga Ukraina është transferuar edhe futbollisti tjetër, Hajdin Salihu.
Golin e gjeni në minutën e 1:27:20