Sot është hedhur shorti i Kupës së Kosovës.
Katër ekipet gjysmëfinaliste: Prishtina, Llapi, Drita dhe Ramiz Sadiku kanë mësuar kundërshtarët e tyre të rradhës, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Llapit do të përballet me Prishtinën.
Zyrtari i klubit të Llapit, Muhamet Rexhepi, pas shortit tha për media se Llapi ia ka marrë dorën kësaj gare dhe se ekipi i drejtuar nga Batatina çdoherë lufton për trofe.
“Realisht Llapi çdo vit lufton për trofe, kupës ja kemi marrë dorën, edhe vitin e ardhshëm dhe të bëjmë tri herë rend. Është një derbi rajonal me Prishtinën, do të jetë ndeshje e fortë. Ndeshja kthyese është në Zahir Pajaziti, kjo është një lloj favori për ne” – tha Muhamet Rexhepi nga Llapi për mediat pas shortit.
/GazetaBlic Sport/


