Futbollisti kosovar, Muhamet Hyseni është zyrtarizuar në ekipin danez, Horsens.
Hyseni i cili ishte golashënuesi më i mirë në këtë kampionat në Superligën e Kosovës, bëri hapin e parë në arenën evropiane, duke kaluar tek Horsens, përcjell GazetaBlic Sport.
Më poshtë iu sjellim detajet e kontratës së tij me ekipin nga Danimarka:
- Kontrata: 5 vjeçare
- Shuma e transferimit: 650 mijë euro (transferimi më i shtrejtë nga Kosova)
- Ndërmjetësimi i transferimit: (Ball.trotter, me menaxherët: Armend Kelmendi, Dardan Bekaj)
- Kartoni i Llapit në rast rishitje: (20 %)
- Paga e lojtarit: 300 mijë euro në vit, duke u përfshirë edhe bonuset
Kujtojmë se lojtari ka kryer testet mjekësore me sukses dhe do të udhëtojë me ekipin drejt Holandës në muajin korrik, ku do kenë ndeshje kontrulluese me ekipe të Eredivisie.
/GazetaBlic Sport