Muhamet Hyseni debutoi dje për kombëtaren e Kosovës në duelin ndaj Zvicrës.
Sulmuesi kosovar pati një ndeshje fantastike, ku pasi u aktivizua në sfidë në minutën e 73’të- ai arriti të lë gjurmë pas veç 8 minutave lojë – duke shënuar golin e barazimit për ‘Dardanët’, përcjell GazetaBlic Sport.
Në një postim në rrjetin social, Facebook, Hyseni shkroi se ndihet tejet i lumtur dhe krenar me debutimin e tij.
“Debutim andrrash i cdo futbollisti. Krenari dhe nder. Faleminderit Zotit”, ka shkruar Hyseni në rrjetin social, Facebook.


