Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar qeverisjen e Vetëvendosjes dhe partnerëve të saj, duke thënë se Kosova ndodhet në gjendje të paralizuar shoqërore, ekonomike, politike dhe morale, raporton GazetaBlic.
Ai thekson se vendi ka përjetuar sanksione nga BE dhe SHBA, shkelje të Kushtetutës dhe korrupsion masiv qeveritar gjatë vitit të fundit.
Hamiti paralajmëron se pa një opozitë të fortë, Kosova rrezikon të përjetojë katandisje të mëtejshme politike dhe institucionale.


