Sporti

Mudryk pranë Arsenal, De Zerbi: Është fantastik, në të ardhmen do fitojë “Topin e Artë”

12/30/2022 18:05
nga:E K

Roberto De Zerbi promovon Mykhailo Mudryk, i cili pritet të bashkohet me Arsenal.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër “The Gunners”, trajneri i Brighton, theksoi se talenti i ri ukrainas është fantastik dhe sipas tij në të ardhmen Mudryk do të fitojë “Topin e Artë”.

“Ai është një lojtar fantastik! Më pëlqen ai, sepse më pëlqejnë të gjithë lojtarët që kam drejtuar, edhe pse tani jam trajner i Brighton. Unë besoj se Mudryk mund ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen, e di vlerën e tij”-tha De Zerbi.