Lajme

Muçaj: Në shtetin e Kosovës nuk ka institucione kompetente për statistikat për parandalimin e vetëvrasjeve

05/03/2024 15:02
nga:N K

Disa organizata të shoqërisë civile kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion përmes së cilit do të kërkohet hartimi i një projektligji për parandalimin e vetëvrasjes në Kosovë. Peticioni ka nisur të hënën, më 29 prill, në qendër të Prishtinës, ndërsa nënshkrimet përveç aty, do të mblidhen edhe në Pejë, Prizren dhe Gjakovë.

Në lidhje me pikat kryesore të projektligjit për parandalimin e vetëvrasjeve dhe interesimin e qytetarëve të shtetit të Kosovës në një intervistë për GazetaBlic, ka folur zëvendës menaxherja e programit të Qendrës për Informim dhe Përmisim Social, Fjolla Muçaj.

“Ditën e djeshme kemi filluar peticionin për parandalimin e vetëvrasjeve në shtetin e Kosovës, njoftimin e kemi dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kjo është një nismë që ka për qëllim për të krijuar një ligj për shërbimet për parandalimin e vetëvrasjeve në Kosovë”, u shpreh ajo.

Por çfarë parasheh ky projektligj ?

“Ky projektligj që synonë të realizohet ka përqëllim që të ketë në fokus parandalimin e vetëvrasjeve në Kosovë ku ofron shërbime të tilla dhe hartimet e tilla që vinë deri tek parandalimi i vetëvrasjeve”, tha Muçaj.

Kjo përfshinë:

– Shërbimet klinike, jo klinike,

– Shtimin e psikologëve,

– Ndihmesën financiare për familjet që kanë pasur rast dhe ndihmesë për të mbijetuarit e personave që kanë tentuar për të bërë vetëvrasje,

– Pjesën e mediave se si duhet të raportohet vetëvrasja”, tha tutje ajo.

Sipas përfaqësuesit të QIPS-së në shtetin e Kosovës nuk ka institucione kompetente për statistikat për parandalimin e vetëvrasjeve.

Ky do të jetë një ligj i ardhshëm që do të bëhet i pari në shtetin e Kosovës, dhe në rajon. Shtetet tjera e kanë këtë ligj dhe mendojmë se është mjaftueshëm e rëndësishme . Interesimi është i madh i qytetarëve sepse janë duke e parë që realisht të gjithë jemi të brengosur me gjendjen e shëdetit mendor në Kosovë. Ne shpresojmë që kanë me marrë parasysh, që edhe ata janë në dijeni që është përkeqësuar gjendja e shëndetit mendor, ka rritje të vetëvrasjeve. Të bazuara në raportime kemi një problematikë tjetër është sepse nuk kemi organe të tilla të cilat kanë statistika për parandalimin e vetëvrasjeve”, potencoi ajo.

Në fund Muçaj ka përmendur edhe statistikat dhe interesimin e qytetarëve, sipas saj ditën e hënë janë grumbulluar 300 nënshkrime në lidhje me këtë projektligj.

“Brenda dy orëve grumbullohen mbi 180 nënshkrime që është shum mirë, dje kemi pasur rreth 300 nënshkrime. Do të jemi qdo ditë në shesh në Prishtinë nga ora 09:00 deri në ora 17:00, për mbledhjen e nënshkrimeve ka edhe në qytete tjera, është në Prizren, Gjakovë,dhe Pejë ku janë duke u grumbulluar nënshkrimet thërras gjithë qytetarët e Kosovës, të nënshkruajnë. 10 mijë nënshkrime duhet të jenë për të hyrë në proces në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me këtë projektligj po synojmë mu hartu këto politikat e tilla për parandalim të vetëvrasjeve. Përkrahje nga Qeveria e Kosovës nuk ka pasi që ekziston vetëm një linjë telefonike e cila parandalon tentimin e vetëvrasjeve”, përfundoi ajo.