Showtime

“M’syshi”, kënga më e re nga Asim Gashi dhe Leonora Jakupi (video)

07/31/2022 00:15
nga:Gazeta Blic

Asim Gashi dhe Leonora Jakupi kanë lansuar bashkëpunimin e tyre të radhës me titull “M’syshi”.

Një projekt mjaft veror dhe i përshtatshëm për këtë kohë i është bashkuar këngëve të tjera të estradës shqiptare.

Teksti është shkruar nga Fatmir Muja, kurse për muzikën dhe orkestrimin është kujdesur Shpetasound.

Artistja nga Drenica ka bërë një paraqitje të mahnitshme, ndërkohë që gjithnjë i kushton një kujdes të veçantë dukjes dhe veshjeve që zgjedh nëpër videoklipe.
sur produksioni “Urban Graphics”.

Leonora ka bashkëpunuar edhe disa herë të tjera me Asimin, në një potpuri në fund të vitit të kaluar.

Ajo i ka qëndruar besnike stilit të saj muzikor që nga fillimet e karrierës.