Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen dhe t’i festojnë të sigurtë festat e fundvitit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, MSh ka ftuar të gjithë banorët pa dallim që t’i pranojnë dy dozat e vaksinës dhe atë përforcuese për ata që i kanë pranuar dy të parat, si e vetmja formë e përballjes me virusin, përcjell GazetaBlic.
“Vendi ku të gjithë ndjehemi të sigurt është familja. Prandaj, kujdesu për veten dhe familjen tuaj”, shkruan mes tjerash.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
/GazetaBlic/