Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat Anti-COVID gjatë festave të fundvitit dhe gjatë tërë pandemisë.
Nga kjo ministri kanë kërkuar nga qytetarët që të planifikojnë mëherët blerjet me qëllim që të shmangin turmat dhe grumbullimet e panevojshme.
MSH ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë shëndetshëm.
“Edhe nëse jeni plotësisht të vaksinuar praktikoni respektimin e masave kundër COVID-19 gjatë sezonës festive dhe gjatë tërë pandemisë. Planifikoni më herët blerjet me qëllim që të shmangni turmat dhe grumbullimet e panevojshme. Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm”, është thënë nga MSH.