Lajme

MSH thirrje për vaksinim grave shtatzëna: Nëna të mbrojtura-fëmijë të shëndetshëm!

06/30/2022 09:38
nga:G B

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të vaksinohen gratë shtatzëna, raporton Gazeta Blic.

Përmes një njoftimi në Facebook, MSH ka thënë se vaksinimi gjatë shtatzënisë, gjithashtu, ndihmon në mbrojtjen e nënës nga sëmundja e rëndë dhe bartja e asaj sëmundje tek i porsalinduri.

Njoftimi i plotë:

Vaksinat që i përdor Kosova kundër COVID-19 janë të sigurta dhe rekomandohen për gratë para, gjatë dhe pas shtatzënisë për t’i ndihmuar ato dhe foshnjat e tyre që të jenë të shëndetshme. Antitrupat që nënat i zhvillojnë si përgjigje ndaj këtyre vaksinave jo vetëm që i mbrojnë ato, por gjithashtu kalojnë placentën dhe ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjave të tyre nga sëmundjet e rënda në fillim të jetës.

Vaksinimi gjatë shtatzënisë, gjithashtu, ndihmon në mbrojtjen e nënës nga sëmundja e rëndë dhe bartja e asaj sëmundje tek i porsalinduri.

Nëna të mbrojtura-fëmijë të shëndetshëm!

#Vaksinohu

#vakcinišitese

#getthevaccine