Lajme

MSh publikon raportin ditor të rasteve me COVID-19, vetëm një rast pozitiv me këtë virus

05/23/2022 14:57
nga:Q R

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë i vdekur nga virusi korona.

Gjatë kësaj kohe është raportuar vetëm një rast me këtë virus.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë

Njoftimi i plotë:

23 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.480 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 822.844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 102.570 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Nga 398 testime, 1 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.013.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 157.