Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pagesa e shtesës prej 10% të pagës bazë për punëtorët shëndetësore do të bëhet me pagën e muajit shkurt.
Sipas njoftimit në këtë muaj do të dalin shtesat edhe për janarin.
“Ministria e Shëndetësisë informon se për shkak se agregimi i të dhënave për një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës nga dhjetëra organizata buxhetore do të marr një kohë, pagesa e 10% të pagës bazë, do të bëhet me pagën e muajit shkurt, në mënyrë retroaktive edhe për muajin janar 2022”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr.09/56, për pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro për punonjësit e sektorit publik (profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës) deri në gjashtë muaj, përkatësisht për periudhën janar-qershor 2022;
Ministria e Shëndetësisë informon se për shkak se agregimi i të dhënave për një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës nga dhjetëra organizata buxhetore do të marr një kohë, pagesa e 10% të pagës bazë, do të bëhet me pagën e muajit shkurt, në mënyrë retroaktive edhe për muajin janar 2022.
Më 26 janar 2022, Qeveria e Kosovës ka ndarë 5. 6 milionë euro për pagesën shtesë për profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës në sektorin publik.
Katër të vdekur dhe mbi 3 mijë raste të reja me Covid-19 në Kosovë