Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se të paktën 90 palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një zonë të caktuar humanitare.
Rreth 300 njerëz janë plagosur, sipas deklaratës së ministrisë së Shëndetësisë, në një sulm për të cilin Izraeli thotë se kishte në shënjestër liderin e lartë të Hamasit, Mohammed Deif dhe zëvendësin e tij, Rafa Salama, raporton BBC.
Në një konferencë shtypi të shtunën në mbrëmje, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se nuk kishte “siguri” se njëri prej tyre ishte vrarë.
Sulmi goditi zonën al-Mawasi pranë Khan Younis, të cilën ushtria izraelite e ka caktuar si zonë humanitare.