Lajme

MSH-ja: Këto janë shkaktarët e rritjes së rasteve me COVID-19

08/02/2021 18:09
nga:Gazeta Blic

Në anën tjetër nga Ministra e Shëndetësisë, për FrontOnline, kanë thënë se janë disa shkaktarë tërritjes së numri të rasteve, përfshirë edhe përhapjen e variantit Delta

“Përhapja e variantit Delta te SARS-COV-2 ka shkaktuar ngritje të rasteve me COVID-19; ulja e kujdesit dhe pjesëmarrja e qytetareve në ngjarje ku ka shumë grumbullime, sidomos në ambiente të mbyllura si dhe kujdesi më i ulët i atyre që ende nuk janë vaksinuar. Ka edhe shkaktare te tjerë, sikur edhe në vendet e tjera ku tashme ky variant është dominues”, kanë bërë të ditur nga MSH-ja, për FrontOnline.

Nga kjo Ministri, thonë se edhe masat e marra nga Qeveria e Kosovë, për ta parandaluar përhapjen e Coronavirusit, nuk janë duke u respektuar në nivelin e duhur.

“Respektimi i masave nuk është duke u bere në nivelin e duhur, duke filluar nga ato qëjanë themelore si bartja e maskës ku duhet, distanca fizike, ndërkohe qëjanë duke ndodhur edhe aktivitete me grumbullime të tepruara të qytetareve”, kanë bërë të ditur nga MSH-ja.