Lajme

MSh-ja e drejtuar nga Hamasi: 58 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit në Gaza

08/25/2025 17:18
nga:G B

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se 58 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit në Gaza.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se gjatë kësaj periudhe janë plagosur 308 persona, raporton Sky News.

Ministria tutje shtoi se 62 mijë e 744 persona janë vrarë nga Izraeli që nga 7 tetori.

Në këto të dhëna nuk bëhet dallim midis luftëtarëve dhe civilëve, por thuhet se gati gjysma kanë qenë gra dhe fëmijë.