Lajme

MSh-ja e drejtuar nga Hamasi: 10 të vrarë në Gaza derisa bisedimet për paqe vazhdojnë

10/08/2025 17:35
nga:G B

Ministrja e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka thënë se 10 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit, derisa siç tha ministria, bisedimet për paqe vazhdojnë

Kjo ministri gjithashtu bëri të ditur se 61 persona janë plagosur, raporton Sky News.

Ndërkohë, delegacionet izraelite, të Hamasit dhe të ShBA-së po takohen në Egjipt për ditën e tretë të bisedimeve për armëpushim.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se më shumë se 67 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i luftës.

Këto shifra nuk bëjnë dallim midis luftëtarëve dhe civilëve.