Lajme

MSH: Deri tani janë vaksinuar mbi 2 mijë e 500 punonjës të institucioneve shëndetësore

04/04/2021 16:21
nga:Gazeta Blic

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani janë vaksinuar mbi 2 mijë e 500 punonjës të institucioneve shëndetësorë kundër COVID-19.

Sipas MSH’së, ditëve në vijim vaksinimi do të shtrihet në mesin e punonjësve shëndetësor në Kujdesin

Parësor Shëndetësorë dhe më pastaj edhe tek moshat e shtyera.

Njoftimi i plotë:

Ka vazhduar vaksinimi i punëtorëve të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.
Përmes vaksinimit kundër COVID-19, synohet të arrihet imunizimi aktiv për të parandaluar COVID-19, të shkaktuar nga virusi SARS-Cov-2.
Që nga fillimi i vaksinimit, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në shtatë komunat ku është i organizuar Kujdesi Dytësor Shëndetësor, janë vaksinuar mbi 2500 punonjës të institucioneve shëndetësore. Ditët në vijim, vaksinimi shtrihet në mesin e punonjësve shëndetësor në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe më pas, edhe tek moshat e shtyra, sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.
#Bashkëiadalim
#Vaksinohu

Mimoza Kusari-Lila: Besoj se i kemi siguruar 80 votat për presidentin