Lajme

MSH apelon tek qytetarët që të marrin të gjitha dozat e vaksinës

12/21/2021 13:05
nga:Y I

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar edhe njëherë tek qytetarët që të marrin të gjitha dozat e vaksinës anti Covid, raporton Gazeta Blic.

Nga kjo ministri kanë thënë se nuk mjafton vetëm një dozë e vaksinës, dhe se niveli maksimal i mbrojtjes ndaj virusi, sipas MSH-së, arrihet vetëm nëse qytetarët marrin të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës.

Tutje nga kjo ministri kanë thënë se qytetarët mund të vaksinohen kudo në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Nuk mjafton nëse keni marrë vetëm njërën dozë të vaksinimit dhe nuk jeni vaksinuar plotësisht.

Niveli maksimal i mbrojtjes arrihet vetëm nëse i merrni të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës kundër COVID-19!

Kudo në Kosovë, ju tani mund të merrni edhe dozën përforcuese dhe dozën e tretë!
#Vaksinohuni