Lajme

Mrekullitë vazhdojnë në zonën e tërmetit, 42 vjeçarja nxirret e gjallë pas 10 ditësh

02/15/2023 12:42
nga:Y I

Në ditën e dhjetë të tërmetit tragjik të Turqisë ndodhi një mrekulli, pasi u shpëtua një jetë.

Pas 222 orësh nën rrënojat e qytetit të Kahramanmaraş, ekipi i kërkim shpëtimit arriti të nxjerrë të gjallë një 42-vjeçare.

“‘Ndihmë’, erdhi një zë nga brenda. Na u prenë këmbët, na rrëmbeu gëzimi. Ishte person që ne po kërkonim. Ishte e shëndetshme. Nuk gjej fjalë për të thënë”, tha dikush nga ekipi që bënë të mundur shpëtimin e Melike İmamoğlu.

Ndërsa motra e saj ka rrëfyer momentet gjatë përpjekjeve të shpëtimit: “Ata menduan se ajo donte ujë, por ajo po fliste për vajzën e saj”.