Sporti

Mposhtet Loriana Kuka, mbetet pa medalje

04/18/2021 17:47
nga:L J

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka është mposhtur në gjysmëfinale duke mos arritur të sigurojë medalje për Kosovën.

Xhudistja, Kuka kishte nisur mirë garën duke e mposhtur ukrainasen, Anastasia Turchyn dhe holandezen, Bernardette Graf për të kaluar në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë në gjysmëfinale Kuka nuk arriti ta mposht edhe Guusje Stennhuius, edhe në ‘ repechage’ ajo ishte e pafatë duke u mposhtur nga fracezja Fanny Estelle me ippon.

Për Kosovën medalje në Kampionatin Evropian kanë siguruar Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi duke fituar medalje të artë dhe Nora Gjakova e cila u stolis me të bronztën.

/GazetaBlic Sport.