Sporti

Mposhtet Llapi, Ballkani kampion – Gjilani fiton derbin ndaj Dritës

05/18/2024 17:02
nga:E K

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Kryendeshja e javës mes Llapit dhe Ballkanit që ishte vendimtare për titullin kampion, i takoi suharekasve të cilët fituan me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Karrica ishte ai që i dha pikët e arta skuadrës së Ilir Dajës me golin e realizuar në minutën e 74’të.

Në anën tjetër Gjilani fitoi me rezultat 2-1 derbin ndaj Dritës.

Këto janë rezultatet e plota:

Llapi – Ballkani 0:1
Gjilani – Drita 2:1
Prishtina – Fushë Kosova 5:0
Malisheva – Liria 7:3
Feronikeli 74 – Dukagjini 3:2

/GazetaBlic Sport/