Lajme

MPJD thirrje qytetarëve pas ngjarjeve në Bërnjak- Përdorni pikat e tjera kufitare!

09/06/2024 22:46
nga:Y I

Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës dënon fuqishëm veprimet e fundit në pikën kufitare të Bërnjakut, ku në njoftimin e tyre thuhet se persona të maskuar po ndalojnë vetura me regjistrim gjerman dhe, pas konstatimit se udhëtarët janë shqiptarë, nuk po i lejojnë të kalojnë.

MPJD i bënë thirrje qytetarëve dhe mërgimtarëve që udhëtojnë drejt Kosovës apo nga Kosova në drejtim të shteteve tjera të marrin masa të kujdesshme dhe të përdorin pikat e tjera kufitare.

“Kjo situatë është duke u mbikëqyrur nga vetura të policisë serbe, e cila nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij veprimi të padrejtë. Një sjellje e tillë, e cila nuk mund të tolerohet, rikujton periudha të errëta të historisë dhe përbën një akti veprimi të papranueshëm, diskriminimi dhe fashizmi” thuhet në njoftim raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Sveçla njofton për mbylljen e pikës kufitare në Bërnjak: Një familje e cila po udhëtonte në Gjermani u kthye me forcë!