Lajme

MPJ-ja konfirmon arrestimin e kryeshefit të “KRU Gjakova”: Supozohet të jetë person i kërkuar nga Interpoli

03/01/2024 18:38
nga:Sh R

Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar arrestimin e kryeshefit ekzekutiv të “KRU Gjakova”, Hasan Krasniqi.

Në përgjigjen e MPJ-së bëhet e ditur se Krasniqi është ndaluar më 19 shkurt në pikën e kalimit të kontrollit kufitar “Gyushevo” të Bullgarisë”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës konfirmon se në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës (H.K) është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në Pikën e kalimit të kontrollit kufitar ‘Gyushevo’”, thuhet në përgjigje.

Tutje, MPJ-ja tha se Krasniqi është ndaluar pasi që i njëjti supozohet të jetë person i kërkuar nga Interpoli.

Krasniqi ishte edhe kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për kuvendin komunal në Gjakovë./KlanKosova