Lajme

MPB: Xhamat e zi në vetura lejohen vetëm me vendim të ministrisë, ose nëse janë të prodhuara si të tilla

04/03/2026 19:09
nga:Y I

Ministria e Punëve të Brendshme, ka thënë se errësimi i xhamave të veturave, lejohet vetëm për ato të prodhuara si të tilla nga prodhuesi, dhe se, vendosja e letrës së errët ngjitëse për hijezim të xhamave është e ndaluar.

Tutje, MPB thekson se çdo interpretim apo praktikë që bie në kundërshtim me këto dispozita nuk ka bazë ligjore dhe cenon zbatimin e njëtrajtshëm të legjislacionit.

“Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve dhe të gjitha institucioneve që të respektojnë dhe zbatojnë dispozitat ligjore në fuqi dhe të mos bien pre e keqinformimeve lidhur me këtë çështje. Çdo shkelje e këtyre dispozitave do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi’’, thuhet në reagim mes tjerash.

Postimi i plotë: