Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se për periudhën janar-maj 2023, në Mitrovicë- Veri, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, janë raportuar 184 raste për vepra të ndryshme penale.
Në komunikatën e MPB-së, thuhet se qytetarët janë çelësi i luftimit të përbashkët të krimit dhe çdo lloj vepre penale, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Komunikata e plotë e MPB-së:
“Qytetarët tanë në komunat veriore po vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës. Raportimet nga ana e qytetarëve janë padyshim çelësi i luftimit të përbashkët të krimit dhe çdo lloj vepre penale.
Deri në muajin maj të këtij viti, Stacionet Policore të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë pranuar dhe trajtuar 126 raste ndërsa bashkë me Hetimet Rajonale, 184 raste në total.
I falënderojmë qytetarët për besimin në raportim si dhe i inkurajojmë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Policinë e Kosovës“.
Ish-deputeti i LDK-së tregon se si ia shpëtoi jetën Berlusconi


