Showtime

Mozzik zbulon datën e publikimit të bashkëpunimit me Elvana Gjatën

01/24/2022 10:11
nga:Donika Fetahu

Reperi nga Ferizaj, Gramos Aliu, ndryshe i njohur për publikun si Mozzik, është ndër artistët më aktiv sa i përket projekteve muzikore.

Ai së fundmi ka paralajmëruar se është duke punuar në një bashkëpunim me këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Elvana Gjata, shkruan GazetaBlic.

Ndërkohë ai ka bërë të ditur datën se kur do ta lansojë këtë projekt muzikor.

Kështu reperi ka lajmëruar në profilin e tij në Instagram, se më 27 janar do të publikohet kënga me Elvanën, e titulluar “Ska”./GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)