Showtime

Mozzik reagon për rritjen e rasteve me Covid, tregon mënyrën e aplikimit për vaksinim

08/19/2021 19:50
nga:E K

Reperi gjithashtu ka bërë thirrje për vaksinim.

Mozzik përmes disa postimeve në storien e tij në Instagram ka ndihmuar ata që kanë probleme lidhur me vaksinim, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu ka reaguar për rritjen e rasteve me Covid-19 në vendin tonë ku sot janë shënuar dy mijë e 236 raste të reja.

Ndërkohë, në njërin nga postimet e tij ai shkruar se vaksinimi është zgjidhja e duhur.

Kujtojmë se, rep-artisti ka ditë që është vaksinuar.