Showtime

Mozzik nderohet me mirënjohje nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Gjermani

05/15/2022 14:26
nga:G B

Reperi i njohur Mozzik, ka tash e sa vite që karrierën e tij në hip-hop e zhvilloi përveçse në trevat shqiptare, edhe në ato gjermano-folëse.

E mu për këtë, ai duket se gëzon një respekt të veçantë në diasporën shqiptare në Gjermani.

Ai madje së fundmi është nderuar edhe me mirënjohje nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Gjermani, përkatësisht Dyseldorf.

Lajmin e bëri të ditur vet reperi përmes publikimit të një fotografia gjatë takimin në zyrë me udhëheqësin e kësaj konsullate, Arjan Kashtanjeva.

“Gjatë qëndrimit në Dyseldorf shfrytëzova rastin të vizitoj mikun tim Arjanin – Konsult Gjeneral i Republikës së Kosovës në Dyseldorf – U informova me punën dhe zhvillimet dhe misionet që janë kryer dhe misionet që kanë sjellë shumë suksese në thesarin e Kosovës. Në kuadër të vizitës, mora një dhuratë simbolike nga Konsulti Gjeneral, duke i uruar shumë suksese në rrugëtimet e mëtutjeshme”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu.

Mozzik filloi rrugëtimin e tij në hip-hopin gjerman, kur hyri në lidhje me reperen Loredana, e cila gjithashtu është shqiptare nga Ferizaj me famë në tregun zviceran dhe atë gjerman.