Showtime

Mozzik: “Mos ma faltë çika jem nëse e sjelli në Kosovë me jetu – ligji këtu nuk është i barabartë për të gjithë”

12/12/2023 19:34
nga:G C

Reperi Mozzik përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se sipas tij ligji nuk është i barabartë për të gjithë në Kosovë, pasi siç thotë ai lirohen njerëz në procedura të rregullta për armëmbajtje, pasi ai thotë se ka ndërhyrje familjare.

Tutje ai thotë se prostitucioni në Kosovë është rritur dukshëm, dhe se bashkëpunimet e gjyqtarëve me të dyshuar e të akuzuar ekzistojnë, derisa shton se bastoret dhe kazinotë janë bërë edhe më funksione se në kohën kur ishin të hapura.

“Mos ma faltë çika jem nëse najher e bi me jetu n’Republikën e Kosovës pa ndrru kto sene”, ka shkruar mes tjerash Mozzik.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Përderisa ligji s’është i barabartë me krejtë problem që bëhet mirë , po mendoj ligji egziston por nuk po bëhet funksional në gjitha mënyrat.

Përderisa lirohën njerëz procedura të rregullta ( armëmbajtje / allti / kallash ) përderisa ka ndërhyrje jo nipi i filanit jo djali i filanit , ligji vdekë n’at moment.

Përderisa shitet droga në shkolla si ktyneher xhevrekat ( vdekë ligji )

Shitën armtë ( pa leje ) si molla , shitet bari kokaina midis qyteti si me qenë tu shit fara .

U rrit prostitucioni në nivel dukshëm të lartë , popo u rrit e dini edhe ju që u rrit .

Bashkpunimet e Gjyqtarëve me të dyshuar e të akuzuar hala egzistojnë . ( është shumë keq)
Bastoret kazinot janë bërë edhe më funksionale se kur ishin hapur , funksionojnë pa asnjë penge

së ( e kuptoj punë e kan ) po nuk lejohet , diçka që prishë dukurinë e qytarëve thjeshtë denojeni denojeni dhe denojeni.

Janë edhe shumë ndodhi tjera që spo më kujtohën por që janë prezente e çdo ditë ndëgjojmë shofim për kto gjëra.

Vlen të ceket që kjo dukuri nuk është që 2/3 vite por më gjatë , vetëm që sot po rritet më shumë.

Këta lartë jan zingjiri më i dëmshëm për një qytet një shtet a po çfarëdo qoftë.

E nga shumica e ktyre të lartëcekurat vijojnë : krimet si vrasje , tentimvrasje , plaçkë , pengmarrje mashtrime e vetëvrasje e overdozë.

Mos ma faltë qika jem nëse najher e bi me
jetu n’Republikën e Kosovës pa ndrru kto sene.