Showtime

Mozzik dhe Loredana tregojnë datën e duetit të ri

06/22/2021 14:40
nga:Genita C

Loredana Zefi dhe Mozzik janë duke punuar intenzivisht për albumin e tyre të ri.

Ata ka pak kohë që lansuan një duet, por nuk u ndalën me kaq dhe tashmë kanë finaluzuar edhe një tjetër këngë.

Përmes postimeve në rrjete sociale, dyshja kanë konfirmuar se kënga e tyre e re do të publikohet të enjten (24 qershor).

“E enjte 23:59 oh shit!”, shkruan Loredana, teksa paralajmëron me një foto edhe videoklipin e kësaj kënge.

Kënga vjen pak kohë pasi çifti kishin nxitur sërish spekulime për ndarje, me anë të disa detajeve në positme.

Projekti i fundit i tyre titullohet “Rosenkrieg”, ndërsa u publikua në maj dhe mori mbi 9 milionë klikime në YouTube. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana (@loredana)