Sporti

Moyes: Krenari e madhe, e adhuroj profesionin tim

06/08/2023 12:22
nga:E K

Trajneri i West Ham fitoi titullin e Ligës së Konferencës së Evropës, trofeu i tij i parë në një karrierë të madhe si trajner.

Benrahma dhe Bowen ia siguruan fitoren West Hamit ndaj Fiorentinës duke e kurorzuar kështu edhe trajnerin Moyes me trofeun e tij të parë në karrierë, shkruan GazetaBlic Sport.

25 vite karrierë dhe 1097 ndeshje të zhvilluara iu nevojitën Moyes deri te kjo arritje.

Pas trofeut të tij të parë, Moyes u deklarua për media:

“Më pëlqen profesioni im. Dhe momente të tilla e bëjnë edhe më të veçantë e special. Uroj të përjetoj të tjera momente si kjo.

Nuk kemi luajtur gjithmonë mirë, por kemi zhvilluar një kompeticion madhështor, duke pësuar shumë pak gola. E merituam.

E pranoj, ndihem krenar për fitimin e Conference League. Jam 60 vjeç, numëroj mbi 1000 ndeshje. Nuk është gjithmonë bukur të jesh trajner, por tani është koha për të festuar”, deklaroi Moyes.

/GazetaBlic Sport/