Sporti

Mourinho: Unë jam shembull profesionalizmi

01/14/2024 15:24
nga:Lorik J

Trajneri i Roma, Jose Mourinho thotë se nuk mund të pranojë që profesionalizmi dhe dinjiteti i tij të vihen në pikëpyetje përpara ndeshjes së tyre me Milanin.

Ka pasur edhe një herë pikëpyetje për sjelljen e Special One, duke qenë se ai është skualifikuar edhe për një ndeshje tjetër dhe do të detyrohet ta shikojë ndeshjen nga tribuna. Duke folur në prag të ndeshjes, tekniku portugez filloi duke adresuar kritikat ndaj tij nga mediat italiane ditët e fundit për mungesën e stërvitjes një ditë pas humbjes së tyre në derbin ndaj Lazios.

“Kam dy vjet e pesë muaj këtu dhe jam i vetmi që nuk kam humbur asnjë seancë stërvitore. Për mua nuk ka sëmundje, nuk ka humor të keq. Muaj më parë më duhej një ditë për një situatë që nuk kam pse ta shpjegoj. I thashë drejtorit Tiago Pinto dhe pronarëve. Isha jashtë Romës për pesëmbëdhjetë orë. Më duket qesharake ta justifikosh këtë. Në asnjë mënyrë nuk e pranoj që të vihet në dyshim profesionalizmi dhe dinjiteti im. Nëse ka një shembull të përsosur profesionalizmi, jam unë”, tha Mourinho.

/GazetaBlic Sport