Fenerbahce ka arritur marrëveshje me Al Nassr për transferimin e sulmuesit brazilian Talisca, ka bërë të ditur Fabrizio Romano.
Mesfushori sulmues 30-vjeçar ka rënë dakord për pagën e tij dhe do të iniciojë një kontratë njëvjeçare e gjysmë me Fenerbahce.
Talisca tashmë është nisur drejt Stambollit, ku do t’i nënshtrohet testeve dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të prezantohet si lojtar i ri i Fenerbahçes.
Talisca më parë ka luajtur 55 ndeshje për Besiktashin në ligën turke, duke shënuar 27 gola.
/GazetaBlic Sport