Sporti

Mourinho shkruan historinë në Itali: Thyen rekordin e Allegrit

10/04/2021 11:06
nga:E K

Roma mposhti dje Empolin me rezultat 2-0.

Kjo fitore ishte e veçantë për Mourinhon pasi arriti një rekord të ri në Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri portugez regjistroi një ecuri prej 42 ndeshjeve rradhazi pa humbje në shtëpi që është ecuria më e mirë që nga viti 1994/1995.

Mourinho me këtë rast kaloi Allegrin i cili kishte 41 ndeshje i pamposhtur si trajner i Serie A në shtëpi me Juventusin.

/GazetaBlic Sport/