Sporti

Mourinho: Roma po kalon një sezon

05/15/2023 07:56
nga:E K

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, beson se skuadra e tij po tregon rezultate të jashtëzakonshme këtë sezon.

Skuadra e Mourinhos është në vendin e gjashtë, gjashtë pikë më pak se Lazio i vendit të katërt, me tre ndeshje nga fundi.

“Gjithmonë kam thënë se nuk kemi burime të mjaftueshme për të luajtur me sukses në Serie A dhe në kompeticionet evropiane. Po kalojmë një sezon fantastik. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan për rezultatet tona. Mund të përfundojmë në pozitën e katërt ose të shtatë, por për mua është e qartë se skuadra po performon në kufirin e aftësive të saj”, tha Mourinho për DAZN në një intervistë.