Në qershor, José Mourinho pretendoi se Italia kundër Anglisë do të ishte finalja më e mirë në Kampionatin Evropian.
Kjo gjë u realizua tashmë me të dy kombëtaret që kanë arritur finalen e madhe në “Euro2020”, përcjell GazetaBlic Sport.
“Italia kundër Anglisë në finale do të ishte skenari perfekt për mua dhe tani jam tifoz i Anglisë. Do të doja që Harry Kane të merrte trofeun në duart e tij nga Aleksander Ceferin. Mundi Gjermaninë dhe i shoh në Wembley në finale”, kishte thënë para një jave Mourinho.
Anglia mundi Gjermaninë 2-0 në dhe rezervoi një vend në finale pasi eliminoi Ukrainën dhe Danimarkën.
“Tre Luanët” takohen me Italinë të dielën në stadiumin “Wembley” dhe pritet të jetë një finale e “zjarrtë”, para 60 mijë tifozëve. Një tifoz i madh i kësaj kombëtarje në finale pritet të jetë edhe Jose Mourinho.
/GazetaBlic Sport/


