Sporti

Mourinho pritet ta rikthej këtë lojtar në Premierligë

04/11/2021 12:30
nga:L J

Trajneri i Spurs, Jose Mourinho pritet të bëjë një lëvizje të habitshme në afatin veror të transferimeve.

Jose Mourinho e vlerëson shumë mesfushorin belg, Marouane Fellaini dhe mund ta rikthej lojtarin në Premier League, shkruan GazetaBlic Sport.

Fellaini ishte startues gjatë kohës sa ishte nën urdhërat e Mourinhos në Manchester United.

Megjithatë pas shkarkimit të Mourinhos nga posti i trajnerit të United, Fellaini nuk kishte hapësirë të madhe te United dhe u largua nga “Djajtë e kuq” në drejtim të ekipit kinez, Shandong Luneng.

Me ekipin kinez Fellaini pati 40 paraqitje, dhe shënoi 13 gola.

/GazetaBlic Sport.