Sporti

Mourinho pesimist: Dybala ndoshta nuk do të jetë ndaj Sevilla

05/22/2023 22:21
nga:E K

Jose Mourinho, trajneri i Romës, foli për “DAZN” pas barazimit kundër Salernitana.

Gjatë kësaj sfide mungoi Dybala dhe për situatën e tij, trajneri portugez u shpreh pesimist.

“Si është? Keq! Nuk e di nëse do të rikuperohet për Sevilla. Optimist? Jo”, është shprehur Mourinho.

Finalja e Europa League në Budapest mes Romës dhe Sevilla do të luhet për 9 ditë.